Shoqëria ofron shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje aktiviteti, mbajtje kontabiliteti, studime mbi tregun, analizë kredie dhe suport në marrdhënie me bankat, këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore, si dhe azhornim me klimën ekonomiko-financiare në vend. Stafi ynë i ndihmon klientët në njohjen me standardet e kontabilitetit financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit dhe financës. Rrjeti i klientelës, gjithmonë e në rritje, përfshin biznese të profileve të ndryshme duke filluar nga bizneset e vogla, të mëdha dhe në rritje, si dhe biznese “VIP”. Studio, gjithashtu ka marrë pjesë si partner në projekte të BE-së. Ne fokusohemi në të ardhmen e Shërbimeve Financiare dhe në të punuarit në mënyrë efektive me klientët tanë. Stafi ynë mund të ndihmojë në krijimin dhe mbajtjen e nje funksioni kontabiliteti duke përfshirë marrjen dhe përpunimin e informacionit për taksat dhe nevojat menaxheriale. Klientëve i ofrohet nga stafi ynë i kualifikuar shërbimi i duhur për të rritur efiçencën e tyre. Mundësia e komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve në gjuhën angleze dhe atë italiane, e bën studion të përshtatshme dhe për investitorët e huaj.
SHËRBIMI FINANCIAR
SHËRBIME KONTABILITETI
Ne ofrojmë për klientët, të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një studio të specializuar për të mbajtur librat e tyre: mbajtje llogarie te shërbimeve të kontabilitetit , përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet e kontabilitetit shqiptar dhe në përputhje me ligjet shqiptare, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporte financiare në bazë të nevojave të biznesit, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen e këtyre pasqyrave financiare.
Studio ofron ndihmë për klientët me çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshëm, këshilla për çështjet në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statutore ose për aksionerët, mbajtjen e një cilësie të lartë të raportimit financiar të strukturës. Stafi ynë i ndihmon klientët me standardet e kontabilitetit, atë financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit.
Ndjekja e procedurave të likujdimit dhe falimentimit të shoqërisë. Hartimi i bilancit në çastet e fillimit të procedurës së likujdimit. Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore gjatë periudhës së likujdimit. Përgatitja e raportit përfundimtar të likujdimit, si edhe paraqitja e pasqyrave financiare përpara Asamblesë së Përgjithshme. Njoftimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për përfundimin e procedurës së likujdimit, si edhe aplikimi për çregjistrimin e shoqërisë.
KONSULENCË FINANCIARE
Studio bashkëpunon me çdo Ndërmarrje ose Profesionist që dëshiron të hapë një aktivitet të ri. Analizon dhe krahason treguesit e sektorëve të ndryshëm, si edhe jep sugjerime në lidhje me rentabilitetin e projektit.
Studio ofron shërbimin e saj që në fazën e nisjes duke sugjeruar format më të mira të financimit për aktivitetin e ri, si edhe duke bashkëpunuar me institucionet financiare gjatë procedurave të kontraktimit për kredi. Studio ofron mundësinë për të berë parashikime mbi termat financiarë dhe ekonomikë, të cilat janë të lidhura ngushtë me vijueshmërinë e aktivitetit.
Studio ndjek dhe jep sugjerime në lidhjet me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Ajo bashkëpunon me studiot më të mira ligjore në Tiranë, për themelimin e shoqërive, për hartimin e statuteve, si edhe kontratave të ndryshme në lidhje me trasferimet e kuotave.
Studion dhe përpiqet të japë zgjidhje për probleme dhe çështje, të cilat dalin gjatë veprimtarisë dhe që i paraqiten nga Administrata e Shoqërisë në lidhje me vlerësimin dhe mbarëvajtjen e investimit. Analizon strukturën financiare, Bilancin, Pasqyrën e Të Ardhurave dhe Shpenzimeve, si edhe Cash-Flow.
Ofron shërbimin e saj në lidhje me përmbushjen e të gjitha procedurave administrative, duke filluar që nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabël. Vë në dijeni subjektet në lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Inspektoriatit Shtetëror të Punës, si edhe pranë organeve vendore.
SHËRBIME FISKALE (PËR BIZNESET)
Studio ndjek për klientet e saj, të gjitha procedurat e plotësimit, si edhe deklarimit të detyrimeve në lidhje me TVSH-në, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetsore, Tatimin mbi Fitimin dhe Akcizën etj. Të gjitha deklarimet bëhen nën mbikëqyrjen e Kontabilistit të Miratuar të Studios, për të studiuar profilin, si edhe për të realizuar maksimalisht avantazhet fiskale.
Informon dhe instrukton kompanitë dhe profesionistët në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin fiskal. Informon subjektet me ndyshimet në kuadrin ligjor. Ndihmon subjektet për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH-në, si edhe taksa të tjera. Ne ndihmojmë klientët në shqyrtimin, përgatitjen dhe paraqitjen e kthimit të taksave për biznesin dhe individët.
Studion legjislacionin fiskal, si dhe ndjek politikat shtetërore në lidhje stimulimin e aktiviteteve të caktuara, si dhe lehtësirat fiskale. Bashkëpunon me Studio Ligjore dhe Studio Projektuese për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor.
Ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal për subjektet, të cilat kanë mosmarrëveshje me administratën tatimore. Asiston dhe ndihmon në procesin e ankimit pranë Zyrës së Apelimit Tatimor. Ofron këshilla strategjike mbi taksat dhe ofron strategji efektive në lidhje me problemet tatimore.
Studio ka një eksperiencë të gjerë në fushat e koorporatave, e financave publike dhe individuale në të gjitha nivelet e taksimit. Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e taksave, pikëpamje dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljes së taksave dhe shmangien e pasojave serioze.
SHERBIME FISKALE (PER INDIVIDËT)
Deklarimet vjetore të Tatimit mbi të ardhurat personale. Përllogaritje e tatimit në burim për të ardhura të përfituara nga dhënia me qera, puna individuale krijuese, si dhe burime të tjera.
Asistencë në përllogaritjen dhe deklarimin e taksave lokale mbi pasurinë, objektet dhe mbi trojet.
Konsulenca personale me objekt çështjet financiare, fondet private të pensioneve dhe manaxhimit të pronës. Shërbime të personalizuara për cështje specifike. Konsulencë mbi strategjitë e investimit me qëllim maksimizimin e kthimit të të ardhurave.
Ndihmë për interpretimin e akteve të ndyshme administrative të nxjerra nga Administrata Tatimore për individët. Informacion mbi ndryshimet ligjore përsa i përket fushës që përfshin të ardhurat personale mbi individët, si edhe negocim për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Hartim buxhetesh personale, projekte private financimi, si edhe vlerësim i alternativave të financimit të ofruara nga bashkepunimi i ngushtë i yni me Bankat dhe Institucionet Financiare.
SHËRBIME EKSTRA
Ne ofrojmë për klientët tanë përgatitjen e planeve të biznesit duke studiuar tregun dhe duke bërë një analizë të pikave të dobëta dhe të forta të biznesit (Analiza SWOT), dhe duke bërë një parashikim të Pasqyrës të Ardhurave dhe Shpenzimeve për vitet e ardhshme, bazuar në te dhënat e siguruara nga klientët tanë.
Sigurimin e objekteve dhe aseteve të shoqërive dhe individëve, si dhe ndjekjen e procedurave të marrjes në sigurim. Bashkepunimi ynë për këtë proces është me shoqërinë më prestigjoze të sigurimeve në Shqipëri, e cila është pjesë e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group.
Shoqëri të ndryshme, të cilat kanë nevojë në momente të caktuara, kur mund të jenë në proces diferencimi apo identifikimi të dëmeve për këto analiza profesionale të treguesve të tyre financiarë. Ne i përpilojmë këto të fundit në një përqindje të lartë efiçence bazuar në eksperiencën tonë shumëvjeçare.
Shoqëria jonë bashkëpunon në mënyrë kontraktuale me Posta Shqiptare sh.a dhe jep shërbimin për kryerjen e pagesave për (OSSHEE, UKT, UKD, gjobat e makinave, taksa, tatime etj…).
Qëllimi i këtij shërbimi brenda strukturës sonë është për dhënien e lehtësirave operative për klientët tanë.